Lutja virtuale, Facebook shton një opsion për besimtarët

Postuar në 14 Maj, 2021 23:47

Facebook po teston një funksion të ri: "post lutjesh". Lajmi është raportuar fillimisht në mediat amerikane që nga 21 prilli, kur "Religion News Service" e përmendi për herë të parë, ndërsa në Evropë u raportua disa ditë më vonë nga burime të besueshme si portali gjerman "Katholisch.de"  dhe agjencia austriake "Kathpress", që të dy afër Konferencave të Ipeshkvive përkatëse. Funksioni i ri do të lejojë anëtarët e një grupi në Facebook të kërkojnë lutje dhe t'u përmbahen kërkesave të të tjerëve, duke vënë në dijeni aplikantët dhe/ose duke ndërvepruar me ta përmes metodave të zakonshme (reagime, komente, shpërndarje).

Detaje të reja do të bëhen të ditura në përfundim të një eksperimenti të kufizuar që po kryhet në Shtetet e Bashkuara dhe te një pjesë e përdoruesve të zgjedhur nga vetë Facebook, raporton Avvenire. Ideja, tha një zëdhënës për rrjetin social, lindi duke marrë parasysh mijëra mënyra në të cilat përdoruesit u lidhën me njëri-tjetrin gjatë distancimit të vendosur nga pandemia nga Covid-19; në veçanti, gjatë Javës së Shenjtë të vitit 2020, pati një rritje të madhe të thirrjeve video në Messenger dhe konsultimit të faqeve fetare dhe shpirtërore.

Nga ana e saj, pastorja Nona Jones, e cila punon për rrjetin social, si një eksperte në marrëdhëniet midis besimit dhe teknologjisë, thotë se për komunitetet e besimtarëve viti i kaluar ka qenë vërtet shkatërrues. Me funksionin e ri, komuniteti më i madh në botë, ai i besimtarëve, nuk mund të qëndrojë i huaj për "misionin" në Facebook: "T’u japë njerëzve fuqinë për të ndërtuar komunitete".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.