qerim lita
Lufta speciale midis regjimeve komuniste shqiptaro-jugosllave
Rruga e vështirë e shqiptarëve të Maqedonisë në afirmimin politik e kombëtar*
Në nëntor, përkatësisht dhjetor të vitit 1990 në RS të Maqedonisë për herë të parë u organizuan zgjedhje të “lira” shumëpartiake. Shqiptarët, të cilët përbënin 1/3 e popullsisë u rreshtuan në dy partitë e atëhershme politike: Partia për Prosperitet Demokratik – PPD-ë dhe Partia Demokratike Popullore – PDP-ë, të cilat arritën të fitojnë 23 ulëse në parlament (17 PPD-ë, 1 PDP dhe 5 koalicioni PPD-PDP-ë).
Elaborati i shërbimit sekret jugosllav për aktivitetin e katër Fuqive të Mëdha në Shqipëri*
Dokumenti, përkatësisht elaborati mban titullin “Shqipëria”. I njëjti është hartuar në prag të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore nga shërbimi famëkeq jugosllav OZN-a (Organizacija Zashtita Naroda – në shqip, Organizata për Mbrojtjen e Popullit), i cili udhëhiqej nga Aleksandër Rankoviqi. Origjinali i tij gjendet në Arkivin e Jugosllavisë – Beograd, ndërsa një kopje e tij gjendet edhe në Arkivin shtetëror të Republikës së Maqedonisë, fondi 885.