pasuria kombetare
Çfarë e ardhme për PS-në?
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Këshillin e Mandateve votuan kundër heqjes së imunitetit për deputetin Sajmir Tahiri që do t’i hapte rrugën arrestimit të tij. Në vend të kësaj është dhënë dakordësia për hetimin dhe kontrollin e banesës. Në këtë situatë që po i del nga kontrolli politikës, përkatësisht PS-së, ka pak rëndësi aspekti juridik i çështjes. Tahiri vetë pranoi përgjegjësinë morale dhe politike duke dalë dhe pranuar si fakt përgjimin dhe duke u vënë në dispozicion të transparencës.