valet gama
Përplasja e yjeve neutronikë në origjinë të elementëve si ari, argjendi, uranium…
Shkencëtarët kanë detektuar për herë të parë bashkimin e dy yjeve neutronikë të cilët kanë çliruar energji dhe ndriçim që është kapur në Tokë. Yjet neutronikë janë yje të shuar që kanë dendësi shumë të madhe. Vëzhgimi i kësaj ngjarjeje të ndodhur në një galaktikë 130 milionë vjet dritë larg - NGC 4993 në yjësinë Hydraka - ka rëndësi shumë të madhe, pasi shkencëtarët kanë mundur të identifikojnë origjinën e disa elementëve të tabelës së Mendelejevit, përfshirë elementë të rëndë.