luan malltezi
Aleks Buda – ngritja dhe rënia e Akademisë
Ditë më parë, kryeministri Rama deklaroi me një mesazh të shkurtër në “Facebook” se nuk do ta financonte më Akademinë e Shkencave nëse ky institucion nuk “reformohej”, dhe se financimet për Akademinë do t’ua kalonte universiteteve për kërkime shkencore. Ky është qëndrimi i tij pas kritikave publike bërë më parë ndaj Akademisë së Shkencave nga prof. Artan Fuga; Akademia e Shkencave, sipas tij, është kthyer në një gërmadhë që nuk u jep më asgjë Shqipërisë, shkencës, albanologjisë.
Luan Malltezi jep garanci që nuk dihet nga vijnë: Detyrimi për të votuar do të jetë me ligj
Luan Malltezi, që mban titullin profesor në lëmin e historisë, i kthehet sot temës së politikës së ditës, duke shkruar në “Gazeta Shqiptare” një opinion për zgjedhjet në Partinë Demokratike. Malltezi nuk sqaron se në çfarë cilësie shkruan për këtë çështje, pasi opinionet janë një komunikim publik, çka lë për pasojë mendimin se ai është pjesë e debatit si përfaqësues i rrethit të ngushtë të Sali Berishës.
“Ai e ka vendin në muze, zonjë e nderuar!”
Ndodh që një bisedë me një mik të nxit të kujtosh njerëz dhe ngjarje të shkuara. Kështu më ndodhi këto ditë me zonjën Shuteriqi, të cilën e takova në Bibliotekën Kombëtare, në takimin e organizuar me rastin e 190-vjetorit të lindjes së Kristoforidhit. Biseda kishte të bënte me të shoqin, studiuesin dhe historianin e njohur të gjuhës shqipe, poetin dhe shkrimtarin, prof. Dhimitër Shuteriqin.