fukaralleku
Kontrolli mbi fukarallëkun quhet rimëkëmbje e ekonomisë
Një nga kritikat që i adresohen qeverisë është se nuk ka bërë asnjë bilanc të politikave ekonomike dhe se i ikën këtij diskutimi me vetëdije të plotë. U desh shpërbërja e koalicionit që në publik të dalin shifra dhe bilance të pjesshme mbi situatën ekonomike të vendit. Shifrat janë dhe këto i di shumë mirë kryeministri, ministri i Financave por edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Ndonëse pjesën më të madhe në diskutimet publike e zënë intrigat politike shkarazi përmenden edhe shifra që tregojnë se realiteti nuk është ai që na përcillet për një rimëkëmbje të Ekonomisë.