shtepite
Gjermania financon ndërtimin e shtëpive për sirianët e zhvendosur në Idlib
Larg sirianët nga Europa. Çdo emigrant i mundshëm po duket i tepër në kontinentin e vjetër, i kapur në rreth vicioz nga pretendimet për demokraci liberale dhe frikës së të huajve që emigrojnë për arsye ekonomike. Për të ndalur lëvizjen drejt perëndimit duket se ka nisur financimi në vendet e krizës. Kështu mediat turke shkruajnë se Gjermania ka akorduar 25 milion euro për ndërtimin e shtëpive në Idlib, pjesën siriane me synim akomodimin e sirianëve të zhvendosur.
Pritet të rriten qiratë e shtëpive, tatimet kërkojnë 15%-in
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon nga pronarët që japin shtëpi me qira duhet të regjistrohen paraprakisht në drejtoritë rajonale përkatëse dhe të paguajnë tatimin 15% jo më vonë se data 20 e muajit të ardhshëm. Një taksë që ekziston me ligj që prej vitit 1998, por që është neglizhuar ose nuk është mbledhur siç duhet.
Diplomaci me lopatë dhe ruspa/Pas prishjes së shtëpive në Dhërmi, nis ndërtimi i urës në Dropull
Pas prishjes së dy shtëpive në Dhërmi Athina zyrtare reagoi duke cilësuar se po prishen pronat e pakicës greke në shkelje të ligjeve. Nga pala shqiptare nuk u përgjigj kryeministri dhe as Ministria e Jashtme, por Ministria e Kulturës. Po kështu ndaj një deklarate të shoqatave të Himarës pati heshtje, ndërkohë që një deklarate të Presidentit grek, qeveria shqiptare iu përgjigj sërish me heshtje. Qëndrim ndaj mesazheve të Pavlopoulos mbajti vetëm një parti parlamentare, PDIU-ja.
Video/Xhelal Mziu kërcënon me prishje shtëpish ata që mbajnë flamuj të PS-së dhe LSI-së
Kreu i Bashkisë së Kamzës, demokrati Xhelal Mziu, ka kërcënuar në një takim me banorë të zonës, në prani të kandidatëve të PD-së, se nëse nuk heqin flamujt e PS-së dhe LSI-së do t'u prishë shtëpinë. Të paktën kështu thuhet në videon e shpërndarë nga "shqiptarja.com". Deklaratë e habitshme dhe befasuese. Pas këtij postimi ka reaguar kreu i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu i cili thotë se fjala e tij është nxjerrë jashtë kontekstit dhe është interpretuar sipas oreksit politik dhe elektoral të qeverisë.