mosbesimi
Po na manipulojnë, apo po vetë - manipulohemi?
Bota tanimë duket se është ndarë thellësisht për mënyrën sesi duhet menaxhuar epidemia e tanishme. Nga njëra anë janë mjekët dhe politikëbërësit bashkë me ata që i mbijetojnë sëmundjes, nga ana tjetër pjesa më e madhe e njerëzve që nuk arrijnë të kuptojnë përsenë e të gjitha masave, dobinë e tyre dhe të perceptojnë në fund fare rëndësinë e protokolleve. Një valë e madhe mosbesimi duket se karakterizon një marrëdhënie që është qysh tani e vështirë dhe kjo mund të shihet edhe në Shqipëri.
May drejt shkarkimit
Kryeministrja britanike Tereza Mei mund të përballet me mocion mosbesimi në parlament, pasi anëtarë të Partisë Konservatore pritet të dorëzojnë 48 firmat e nevojshme për të vënë në lëvizje procedurën parlamentare.
Duke cituar burime nga kampi i Brexit, Daily Telegraph thotë se votimi për mocionin mund të ndodhë të martën që vjen.
Sipas kësaj gazete, partia irlandezoveriore e DUP deklaroi se marrëveshja me Partinë Konservatore do të anullohet nëse kryeministrja e Britanisë Tereza Mei nuk zëvendësohet me një udhëheqës të ri.
Qeveria greke i mbijeton mocionit
Parlamenti grek hodhi poshtë mocionin e mosbesimit të paraqitur nga opozita konservatore ndaj qeverisë së kryeministrit Aleksis Cipras. 153 vota votuan kundër, ndërsa 128 ishin pro. Votimi u parapri nga një debat i ashpër mes kryeministrit Aleksis Csipras dhe liderit të opozitës Kyriakos Mitsotakis. Krerët e opozitës shprehën kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë.
Kryepeshkopi Anastas: Misioni im në Shqipëri, më i vështirë se në Afrikë
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka folur përpara një audience në Larisa të Greqisë për vështirësitë e misionit të tij në Shqipëri, duke bërë një krahasim edhe me misionin në Afrikë. "Shqipëria nuk është e lehtë, është e vështirë në shumë drejtime... Afrika kishte vështirësi të tjera, ndërsa në Shqipëri ekziston një hije e madhe mosbesimi kryesisht mbi në Greqinë. Re të tilla dyshimi vazhdon të ketë edhe në pjesë të tjera të Ballkanit”- theksoi Janullatos.