betoni

Sallata Jeshile(elektorale) e Lal Betonit

Postuar në 28 Mars, 2019 16:43

Boja e kryebashkiakut të hapësirave të gjelbra, ka dalë prej kohësh tashmë. Z. Veliaj qeverisi Tiranën duke rendur pas një propaganda të paprecedentë dhe zhurme shurdhuese të dikutj që vetëm punon për të mirën e qytetit. Por situate e krijuar me Teatrin Kombëtar dhe lejet që po jepen në ish-hapësirën e Gardës së Republikës pranë Parkut të Liqenit, kanë mjaftuar që ta rrëzojnë këtë imazh.

Llaç dhe beton për të frymëzuar popullin

Postuar në 24 Shtator, 2018 14:30

Erion Veliaj vijon të japë argumenta estetikë mbi nevojën e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në vend të tij të godinës së projektuar nga Bjarke Ingels bashkë me 6 kullat që do të ngrihen pas tij. Ai normon të vjetrën dhe të renë sipas shijeve që përputhen me interesa të llaçit e betonit, ndonëse i vetë përpiqet t’i parashtrojë publikut një fizionomi tjetër, atë të njeriut që mendon për popullin dhe frymëzimet e tij.

Tirana, nga diktatura komuniste tek ajo e dollarit

Postuar në 13 Shtator, 2018 13:20

Të dielën vizitova disa monumente në qytetin tim, Zutphen. Ishte fundjave e monumenteve në Holandë, kur shumica e monumenteve mund të vizitohen falas. Më pëlqeu shumë. Një javë përpara, isha në Tiranë. Mbas shumë viteve e vizitova me të vërtetë qytetin duke bredhur nëpër të. Dhe më la një përshtypje krejt të kundërt me Zutphenin; më vjen shumë keq, dhe jam tepër i çuditur se si në Tiranë nuk ka asnjë mbrojtje për thesarin e monumenteve.

PAMJA NË QENDËR

Shokët e Mirela Kumbaros në Turqi/Beton në sitin e famshëm të Göbekli Tepe

Postuar në 21 Mars, 2018 11:25

Gazeta turke “Hurriyet” raporton për dëmtime në sitin e njohur të Gobekli Tepe, i konsideruar tempulli më i vjetër në botë.

Sipas gazetës në fjalë, ndërhyrjet në këtë zonë po bëhen në mënyrë të pakujdesshme dhe aty op konstatohet një process betonizimi.

Nuk mund ta përshkruaj me fjalë trishtimin tim”, citohet arkeologia Çiğdem Köksal Schmidt që ka vizituar sitin këtë muaj.

"Në Butrint nuk po ndërtojmë". Veliera në Durrës/"Betoni nuk është i dënuar me vdekje"

Postuar në 18 Nëntor, 2017 16:34

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka mbrojtur gjatë një interviste dje në TVSh në emsionin "Përballë", projektet e fundit si Veliera në Durrës, në hyrjen e Voskopojës apo edhe taverna në Butrint. Sipas ministres, në Butrint nuk po ndërtohet, por po rehabilitohet dhe restaurohet një pikë ekzistuese.

“Ne nuk donim të ndërtonim asgjë të re. Ajo që ju shikoni është një rehabilitim, restaurim i një pike egzistuese. Parku pëfiton shërbimin që u ofrohet gjithë vizitorëve, por përfitohet edhe qeraja” sqaroi zonja Kumbao.

Betoni që po hidhet në Butrint(video)

Postuar në 14 Tetor, 2017 16:06

Video postohet nga Sali Berisha në faqen e tij në Facebook, ndërkohë që bie në sy përpjekja për të mos lejuar asnjë filmim. E çuditshme kur dëgjon ministren që pretendon se po zbatohet ligji.

Vëzhgimi/Në Durrës beton -Veliera fiton mbi gjetjet arkeologjike

Postuar në 16 Korrik, 2017 12:47

Materialet filmike dhe fotografike përcillen nga blogu “amfora.al”, që e përshkruan veten si blog që i kushtohet arkeologjisë. Akuza është se në zonën e ndëritmit të Velieras në Durrës, betoni ka mbuluar gjetjet arkeologjike. Kjo kërkon mendimin dhe ndërhyrjen e specialistëve për të bërë vlerësimin dhe për të konfirmuar vërtetësinë e këtij vëzhgimi, që po e përcjellim për shkak të debatit dhe ndjeshmërisë.

Mbi "tepsinë e betonit" në mes të Tiranës**

Postuar në 12 Qershor, 2017 14:21

Rreth 17 milione euro jane shpenzuar ne punimet per sheshin “Skënderbej”. Pa u marrë me procedurat dhe korrupsionin e përfolur, dhe lidhjet e kryetarit të bashkisë me interesat e firmës ndërtuese, dëshiroj të paraqes 10 argumente pse ky shpenzim i madh nuk sjell dobi, por në disa aspekte sjell dëm afatgjatë.

Subscribe to RSS - betoni