"Në Butrint nuk po ndërtojmë". Veliera në Durrës/"Betoni nuk është i dënuar me vdekje"

Postuar në 18 Nëntor, 2017 16:34

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka mbrojtur gjatë një interviste dje në TVSh në emsionin "Përballë", projektet e fundit si Veliera në Durrës, në hyrjen e Voskopojës apo edhe taverna në Butrint. Sipas ministres, në Butrint nuk po ndërtohet, por po rehabilitohet dhe restaurohet një pikë ekzistuese.

“Ne nuk donim të ndërtonim asgjë të re. Ajo që ju shikoni është një rehabilitim, restaurim i një pike egzistuese. Parku pëfiton shërbimin që u ofrohet gjithë vizitorëve, por përfitohet edhe qeraja” sqaroi zonja Kumbao.

Lidhur me përdorimin e betonit, ministrja Kumbaro ka dhënë këtë shpjegim:

“Betoni në vetvete nuk është një material i dënuar me vdekje në kohët moderne”.

Kumbaro ka njoftuar edhe prezantimin së shpejti të ligjit të ri për trashëgiminë kulturore, I cili parashikon partneritetin publik – privat edhe në sektorin në fjalë. Koncesionet e ardhshme janë mënyra me të cilën Ministria mendon të menaxhojë monumentet e kulturës në vend pasi ka bërë ndërhyrje restauruese në disa prej tyre. Ky nxitim për konçesionet bie ndesh me argumentimin e ministres për konçesionet e qeverisë së shkuar dhe pamundësinë e zhbërjes së tyre.

“Ne gjetëm nnjë numër të madh konçesionesh të cilat janë jo thjesht vullnete politike të qeverisë që shkoi, por akte juridike kontraktuale me pasoja shumë të rënda, qoftë për kostot e taksapaguesve, qoftë për shtetin, qoftë për institucionet. Shteti vazhdon, qeveritë ndërrohen. Ne kemi bërë maksimumin që brenda kuadrit dhe hapsirave kontraktuale të prishim sa më shumë prej tyre” tha ajo. Por kush garanton që konçesionet e ardhshme nuk do të rezultojnë problematike?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.