zemra
Kryhet me sukses transplanti i parë i zemrës së modifikuar gjenetikisht
Zemra e modifikuar gjenetikisht e një kafshe u transplantua për herë të parë me sukses te një njeri. Pacienti është 57-vjeçari David Bennett, i cili ishte skualifikuar si përfitues i një transplanti me procedurë standarde. Organi i ri në trupin e tij është zemra e një derri, e modifikuar gjenetikisht. Rasti provon se një procedurë e tillë mund të rezultojë me sukses në trupin e një njeriu, pa u refuzuar nga ky i fundit.
Studimi: Covid-19 vret qelizat e muskujve të zemrës
Problemet e zemrës janë dyshuar si një ndër pasojat e Covid-19 që në fillim të pandemisë. Reduktimi i aftësisë për të pompuar gjak dhe aritmia janë vënë re në shumë pacientë që e kanë kaluar infeksionin.
Por pyetja që kanë ngritur studiuesit është nëse këto probleme janë shkaktuar nga virusi që infekton zemrën apo janë një përgjigje inflamatore ndaj infeksionit viral diku tjetër në trup.
Pasojat e Covid-19/ Dëmtime në zemër në gjysmën e rasteve të rënda
Covid-19 lë pasoja në disa organe, mes të cilave edhe organi kryesor. Rreth 50% e pacientëve të hospitalizuar me forma të rënda të Covid-19 kanë rezultuar me pasoja në zemër. Kjo është zbuluar nga skanimi përmes rezonancës magnetike (MRI) të paktën një muaj pas largimit nga spitali. Këto janë gjetjet e një studimi të ri, i botuar në “European Heart Journal”.
Zemra e parë artificiale miratohet për shitje në Francë
Kompania franceze, Carmat SA, ka marrë miratimin për zemrën e parë artificiale.
Sipas agjencisë Bloomberg, projekti nisi në vitin 1993 dhe kërkimi dhe zhvillimi është kryer nga kompania e raketave Matra, e cila më pas u bë pjesë e kompanisë së prodhimit të aeroplanëve Airbus, aktualisht aksioneri më i madh i Carmat. Carmat ka aplikuar për marrjen e markës CE, ekuivalente e Bashkimit Europian me miratimin që jep FDA-ja amerikane, dhjetë vjet më parë, dhe marka u dha këtë javë.
Revolucion në mjekësi, testohet zemra dixhitale
Shkenca e mjekësisë ka bërë një tjetër hap përpara në trajtimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës, pa qenë nevoja e ndërhyrjes kirurgjikale.
Kardiologu Benxhamin Meder ka testuar me sukses elektrodat e stimuluesit kardiak në një zemër dixhitale që rreh.
Kjo metodë e bazuar në Inteligjencën Artificiale ndihmon mjekët në mbledhjen e të dhënave të pacientit dhe saktësimin e diagnozës, për të mundësuar parashikimin me javë apo edhe muaj se cili pacient do të sëmuret. Këto teknika janë si një GPS për shëndetin, thonë mjekët.
Hulumtimi zbulon arsyet pse zemra nuk e riparon vetveten
Muskujt e zemrës janë një nga indet më pak të rinovueshme në trup. Kjo përbën një nga arsyet kryesore të vdekshmërisë së lartë nga sëmundjet e zemrës në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Thinjat, sinjal për sëmundje zemre?
Thinjat mund të sinjalizojnë faktor risku për goditje në arterite dhe koronaret e zemrës. Studimi është kryer mbi 545 meshkuj të rritur nga universiteti i Kajros në Egjipt, të cilët u përzgjodhën mbi kriterin e ngjyrës së flokëve.