epiri i veriut
Notë proteste Greqisë për përdorimin e termit Epiri i Veriut
Duket se pala greke ka humbur një “shans” për të fituar diçka me presion ndaj Tiranës zyrtare pas ngjarjes së Bularatit. E ekspozuar në sytë e opinionit grek si një vrasje për shkaqe nacionalizmi, incidenti i rëndë i 28 tetorit mund të krijonte kushtet që ministri i ri i Jashtëm në detyrë, kryeministri aktual i Greqisë, Alexis Tsipras të mësynte me presion ndaj homologut shqiptar duke kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të kushtëzonte pozicionet në raportet dypalëshe për çështje të caktuara.
Përpjekje për promovimin e idesë së Autonomisë së Epirit të Veriut në Parlamentin Europian
Çështja e autonomisë së Epirit të Veriut. Kështu mendojnë të paktën përfaqësues të një shoqate, Bashkimi Kombëtar Epiri i Veriut 1914, e cila ka organizuar një takim për promovimin e kësaj ideje në Parlamentin Europian në Bruksel. Bashkëorganizator i aktivitetit ishte europarlamentari grek, Notis Marias dhe grupi i Europianëve Reformistë dhe Konservatorë(Anti Federalistët).