Përpjekje për promovimin e idesë së Autonomisë së Epirit të Veriut në Parlamentin Europian
Çështja e autonomisë së Epirit të Veriut. Kështu mendojnë të paktën përfaqësues të një shoqate, Bashkimi Kombëtar Epiri i Veriut 1914, e cila ka organizuar një takim për promovimin e kësaj ideje në Parlamentin Europian në Bruksel. Bashkëorganizator i aktivitetit ishte europarlamentari grek, Notis Marias dhe grupi i Europianëve Reformistë dhe Konservatorë(Anti Federalistët). Sekretarja e Përgjithshme e shoqatës, Violeta Nika ka deklararuar se çështja e autonomisë së Epirut të Veriut, sot Shqipëria e Jugut, është e hapur nisur nga vendimet që kanë marrë fuqitë fituese në Luftën e Dytë Botërore. Një tjetër përfaqësues, Spyros Gagalis, ka nënvizuar faktin se autonomia e zonës lidhet me Portokollin e Korfuzit, duke shtuar se shteti shqiptar nuk njeh zona minoritare mes të cilave ai ka përmendur edhe Himarën.
Çështja shtrohet në këtë formë pas lëvizjeve të PDIU-së në Shqipëri dhe qeverisë shqiptare që e ngriti çështjen çame, të paktën në nivel retorik deri në Bruksel. Komisioneri Hahn bëri një deklaratë për këtë çështje që solli reagime të forta në Athinë.
http://en.protothema.gr/the-issue-of-the-northern-epirus-was-presented-i...
Comments
Dinë të bëjnë ndonjë notë
Dinë të bëjnë ndonjë notë proteste këta qimthat e MPJ-SË apo janë duke tretur banketin e përjavshëm?!
Add new comment