arkivat ruse
Arkivat ruse/Pamje të rralla të John McCain i kapur rob në Vietnam
Në Moskë është hapur një ekspozitë me foto të marra gjatë Luftës së Vietnamit ku siç raporton agjencia shtetërore “Sputnik” disa foto shfaqen për herë të parë. Ekspozita drejtohet nga kreu i Organizatës së Veteranëve Rusë të Vietnamit, Nikolai Kolesnik, i cili ishte pjesë e grupit të parë të oficerëve sovjetikë që u dërguan në ndihmë të ushtrisë vietnameze. Fotot vijnë nga arkivat e oficerëve rusë dhe paraqesin ndër të tjera edhe pilotë amerikanë të kapur rob.