verizon

Kongresi amerikan u lejon ISP-ve të shpërndajnë të dhëna pa miratimin e përdoruesve

Postuar në 30 Mars, 2017 09:23

Një hap mbrapa në ruajtjen e privatësisë online. Kështu cilësohet ndërhyrja që bëri së fundmi Kongresi amerikan për shfuqizimin e një ligji të administratës Obama që u kërkonte ISP-ve – pra transmetuesve të internetit -  që të merrnn konsensusin e përdoruesve përpara se të ndanin me palë të treta historikun e kërkimit prej tyre në internet. Mbështetësit e kësaj nisme thonë se kjo do të rrisë konkurencën, pasi dihet se gjurma e kërkimit në internet lidhet me interesat e përdoruesit, punën dhe prirjet e tij, duke krijuar një profil i cili optimizohet mandej për qëllime të ofertës online.

Subscribe to RSS - verizon