Kongresi amerikan u lejon ISP-ve të shpërndajnë të dhëna pa miratimin e përdoruesve

Postuar në 30 Mars, 2017 09:23

Një hap mbrapa në ruajtjen e privatësisë online. Kështu cilësohet ndërhyrja që bëri së fundmi Kongresi amerikan për shfuqizimin e një ligji të administratës Obama që u kërkonte ISP-ve – pra transmetuesve të internetit -  që të merrnn konsensusin e përdoruesve përpara se të ndanin me palë të treta historikun e kërkimit prej tyre në internet. Mbështetësit e kësaj nisme thonë se kjo do të rrisë konkurencën, pasi dihet se gjurma e kërkimit në internet lidhet me interesat e përdoruesit, punën dhe prirjet e tij, duke krijuar një profil i cili optimizohet mandej për qëllime të ofertës online. Nuk është e rastit që shfuqizimi i ligjit u mbështet fuqimisht nga Verizon, AT&T dhe Comcast që argumentuan se ISP-të janë nën kufizime më të mëdha ligjore për privatësinë sesa Google apo Facebook. Të dhënat që tashmë do të shpërndahen pas marrë lejen e përdoruesit janë vendndodhja, informacioni financiar, shëndetësor, ai për fëmijët, numrat social, historiku i navigimit, përdorimi i app-seve dhe përmbajtja e komunikimit.

Sipas disave ndryshimi që u heq ISP-ve detyrimin për të marrë konsensus për këto do të rrisë vëllimin e pagesave online dhe do të zgjerojë tregun në këtë drejtim. Argumenti më I fortë është se ligji nuk shtrëngonte edhe Facebook dhe Google me të njëjtat detyrime duke krijuar fiktivisht dy trajtime, diçka që po instrumentalizohet në kurriz të privatësisë së përdoruesve. Pavarësisht reagimeve është e qartë se në një fazë të dytë në mbrojtje të ndryshimit mund të investohet edhe Google me Facebook që nuk do të dëshironin që kufizimet të përfshijnë edhe ta në një fushë ku fitohen qindra milionë.

http://www.bbc.com/news/technology-39427026

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.