kisha e laboves
Elita e korruptuar e Ministrisë së Kulturës dhe firmat dashnore të saj*
Ndihem i detyruar të tregoj atë që përjetova kur pashë lajmin se “kishte nisur restaurimi në Kishën e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit”, bashkë me kënaqësinë e ministreshës së Kulturës, që e kishte “mbajtur premtimin” për restaurimin e këtij “thesari të rrallë të trashëgimisë”. Lajmi është i shoqëruar edhe me pesë foto. Fotot tregojnë ndërtimin e skeletit të konstruksionit të rampës dhe të skelarisë prej druri rreth e përqark kishës që do të restaurohet në vijim.