seli te perbashketa
Shqipëria dhe Kosova me Përfaqësim të Unifikuar diplomatik?
Nuk mund të kalonte edhe aktiviteti për dixhitalizimin e shërbimeve konsullore pa shfaqjen teatrale të kryeministrit të Shqipërisë, i specializuar tashmë në artin e pamundur të diplomacisë së mistrecit. Ministri i Jashtëm, Bushati ka folur për cilësinë e shërbimeve të reja, uljen e kostove, kalimin në shërbime me një sportel për një sërë shërbimesh konsullore që deri më sot u plasnin buzën njerëzve.