kadri veseli
Akuzë publike për 100 vrasje, tri ditë para takimit të Uashingtonit
Akuzë për rreth 100 vrasje për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, njëri Presidenti i Republikës së Kosovës dhe tjetri, kryetar i Partisë Demokratike të saj. Materiali është përgatitur nga Zyra e Prokurorit Special dhe të dy të akuzuarit duhet të mbrohen para Gjykatës Speciale në Hagë.
Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet në datën 22 gusht. Vendimi është marrë nga Kryesia e Kuvendit që i ka hapur kështu rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Kosova i kërkon heronjtë Shqipërisë
Kosova kërkon nga Shqipëria eshtrat e heronjve të saj. Në 85 vjetorin e vdekjes së Hasan Prishtinës, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i është drejtuar me një letër Tiranës zyrtare ku kërkon që Hasan Prishtina tyë rivarroset pranë Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit. Veseli thotë se marrja e heronjve të saj është e rëndësishme për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës
Më poshtë postimi i Veselit:
Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës.
Drejt krijimit të ushtrisë së Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan në profilin e vet në Facebook se krijimi i ushtrisë së Kosovës është çështje kohe tashmë. Ai ndodhet në ShBA ku ka vizituar Pentagonin, prej nga ku edhe njofton transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të vërtetë me detyrat kushtetuese që burojnë prej saj.