marreveshja e ohrit

Logjika serbe: Kosova është provinca jonë. I kërkojmë asaj vetë-qeverisje për serbët e atyshëm!!!

Postuar në 21 Mars, 2023 11:39

Zyrtarët europianë trumbetuan përparim në diskutimet e zhvilluara në Ohër dhe është e qartë se zhvillimi kryesor, thelbësor, është ai se të dyja palët kanë marrë zotime konkrete. Sigurisht që palët nuk firmosën për shkak të politikës së brendshme dhe pasigurisë që jep një draft me aq hollësi, por e vërteta është se në Ohër u konfirmuar se çështja e negociatave për normalizim marrëdhëniesh mes Serbisë dhe Kosovës nuk mund të shtyhet pa pasoja.

Kryeministri maqedonas: "Me ligjin për gjuhët përmbushet detyrimi i fundit ligjor nga Marrëveshja e Ohrit"

Postuar në 16 Mars, 2018 14:10

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev e ka cilësuar ligjin për përdorimin e gjuhëve si një kusht për mbylljen e çështjeve të hapura mes shqiptarëve dhe sllavëve në këtë shtet. Duke folur pas seancës parlamentare dhe fjalës së presidentit Goerge Ivanov që refuzoi dekretimin e tij, Zaev tha:

Elitat e dyfekut

Postuar në 13 Gusht, 2017 16:23

Sot është kujtuar në disa media 16 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit. E firmosur në vitin 2001 pas një konflikti të armatosur, marrëveshja vendosi kushte të reja bashkëjetese politike dhe sociale mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Ajo vuri në zbatim praktik terma të reja për lirinë e shqiptarëve që kishin qenë deri më atëherë të margjinalizuar. Mirëpo ky është një vlerësim i përgjithshëm që ndonëse do të mbetet në histori, nuk i shpëton dot gjykimit të saj.

Nuk ka asnjë fitore diplomatike apo politike në Maqedoni

Postuar në 05 Gusht, 2017 18:09

Ka një përpjekje tinzare në mediat e pushtetit të Tiranës për të amplifikuar atë që ka ndodhur këto ditë në Maqedoni me ligjin për gjuhët. “Zyrtarizohet gjuha shqipe”, ky është titulli që po synohet t’i ngulitet në mendje shqiptarëve, si e si që të shitet një sukses diplomatik i Tiranës zyrtare që mori pjesë aktivisht në minimin e stabilitetit politik e institucional të Maqedonisë në muajt e fundit.

Ali Ahmeti flet edhe për kalim në opozitë, diçka që neutralizon Platformën e përbashkët

Postuar në 12 Janar, 2017 13:02

Zhvillimet në Maqedoni mbeten pezull deri në një rezultat të bisedimeve për krijimin e një qeverie të re të cilat aktualisht I udhëheq Nikolla Grueveski I VMRO-DPMNE. Plaforma e përbashkët e partive shqiptare si një dokument që u hodh papritur në veprim, duket se po anashkalohet dhe në vëmendje po hyn gradualisht përsëritja e një koalicioni mes Ali Ahmetit të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Gruevskit.

Tirana zyrtare ngatërron Maqedoninë me LSI-në

Postuar në 09 Janar, 2017 20:24

Nikolla Gruevski është mandatuar tanimë nga presidenti maqedonas si njeriu që duhet të krijojë qeverinë e re. Nga ky moment, ish-kryeministri maqedonas, njeriu që dominon skenën politike në vend deri më tani, do të nisë një luftë nervash që zhvillohet pas kuintave dhe që synon të dakordësojë një marrëveshje që zgjidh krizën. Zoran Zaev mbetet në pritje të përpjekjeve të Gruevskit që ka deklaruar për gazetën “Dnevnik” se “unë do të përpiqem të krijojë qeverinë e re, por jo me çdo çmim”.

Rishikohet Ohri? Partitë shqiptare propozojnë një Marrëveshje të re për Maqedoninë

Postuar në 07 Janar, 2017 16:26

Kryeministri Edi Rama dhe kanali televiziv Top-Channel kanë “festuar” sot arritjen e një marrëveshjeje mirëkuptimi dhe bashkëpunimi mes partive shqiptare në Maqedoni.“Shqiptarët “trondisin” Shkupin”, shkruan në lajmin e vet kryesor kanali kombëtar Top-Channel që e shoqëron lajmin me foton e Edi Ramës në takim më partitë shqiptare në Maqedoni(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=344899#k1). 

Subscribe to RSS - marreveshja e ohrit