makaronat
Makaronat, një foto- histori e prodhimit
Makaronat, apo pasta është një ushqim që I atribuohet italiaëve. Është ndoshta ndër më të njohurit në botë pas picës. Daton në shekullin e 12-të në Siçili dhe lidhet me pushtimin arab, pak shekuj më parë, I cili solli një ushqim të thatë në ishull. Deri në shekullin e 18-të ishte ushqim I të pasurve dhe vetëm industrializimi ndikoi në përhapjen masive. Fotot e mëposhtme janë në fabrika të ndryshme gjatë shekullit të 20-të, vitet 1925 -1955 dhe paraqesin prodhimin e makaronave, prerjen dhe tharjen e tyre. Diçka që kujton në Shqipëri petët apo jufkat siç njihen në Veri.