historik
Lufta, triumfi i maskarenjve, manipulatorët dhe sehirxhinjtë e të ashtuquajturës botë akademike*
Në këta njëzet e pesë vjet tema e Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare (më poshtë: LANÇ dhe Lufta) është prekur dhe është trajtuar në mënyrë të përsëritur. Mund të thuhet, madje, që ajo ka qenë periudha e historisë sonë më e pranishme në faqet e shtypit të shkruar. Vetëkuptohet që për shkak të ndryshimeve rrënjësore, që pësoi shoqëria në fillim të viteve ’90, ndryshoi rrënjësisht – në shumicën dërrmuese të trajtesave – edhe këndi i vështrimit të kësaj periudhe.