thertoret
Kujt i shërbeu dhe për çfarë u bë mbyllja e thertoreve në mbarë vendin?
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shkruan në profilin e tij në Facebook se pas mbylljes së thertoreve ka një rritje të sasisë së mishit të importit. Një pasojë sipas tij jo e paparashikuar, e ndoshta e lobuar. Me pretekstin e sigurisë ushqimore, qeveria i ra shkurt edhe kësaj radhe, duke hapur rrugën e importeve me etiketa të standardit, por që shpërfillin kërkesën e konsumatorit shqiptar.
Na qeverisin marsianët! Peleshi: "Nuk e dimë se çfarë hamë"
Shqipëria nuk ka as statistika të sakta për të dhënë një pasqyrë të qartë të asaj që ne konsumojmë çdo ditë. Problemi më i madh është te produktet të cilat nuk figurojnë të regjistruara në pikat doganore apo dyqanet ku tregtohen.
Vetë ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi, i cili për 4 vjet shërbeu si zv/kryeministër thotë se shteti nuk ka asnjë bilanc të riskut që vjen nga ushqimet e pakontrolluara në treg.
Francë, komisioni parlamentar propozon kamera në thertore për të monitoruar trajtimin e kafshëve
Në mars të vitit 2016 disa pamje filmike përcollën kushtet dhe trajtimin e kafshëve në thertoret franceze. Çështja është hetuar nga një komision parlamentar, i cili në përfundim ka parashtruar 65 kërkesa për t’i dhënë fund kësaj sjelljeje mbi kafshët. Një nga kërkesat është instalimi i telekamerave në thertore, pasi siç vlerësohet në raportin përfundimtar, kontrolli është i pamjaftueshëm.
Ndonëse pamjet e dhëna në video u konfirmuan se i përkasin thertoreve publike, të dhëna në përdorim privatëve, në Francë ato provokuan një reagim shumë të madh.