Shefi i Krimeve
Policia e Shkodrës përplaset me tregtarët e duhanit, shefi i krimeve nxjerr armën (Video)
Policia ka nisur sërish sekuestrimin e duhanit që shitet nga tregtarët në Shkodër, pasi i akuzon se është i pa zhdoganuar. Por paraditja e sotme ka sjellë një përplasje të ashpër mes këtyre shitësve ambulantë dhe policisë.
Tregtarët kanë kërkuar që të marrin mallin e tyre dhe janë përplasur me policinë. Siç bëhet e ditur nga Rozafa Tv në Shkodër, shefi i krimit ekonomik në këtë drejtori Policie Pjerin Lazri ka nxjerrë pistoletën kundër qytetarëve të cilët ishin irrituar me veprimet e uniformave blu.
Shefi i krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani në fushatën elektorale të PS në Dibër
Shefi i krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani është angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Dibër. Ai është fotografuar në një takim elektoral së bashku me ish –deputetin e Partisë Socialiste të dënuar për prostitucion në Itali, Arben Ndokën. Në foton e mësipërme, Klajdi Osmani qëndron i ulur përballë Ndokës (në rreth, i dyti nga e djathta). Në tavolinë gjendet edhe Nehat Rama, vëllai i kandidatit të PS për bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama (personi përballë në foto). Angazhimi i efektivëve të policisë në fushata elektorale është i ndaluar me ligj.