zgjedhjet diber

Supermazhoranca ASHE përmes numrave

Postuar në 16 Shtator, 2016 17:49

Fuqia  elektorale e mazhorancës  së  sotme  duket absolute. Edhe të  disfavorizuar  me  përzgjedhjen  e  kandidatit  të  vjetshëm  për  bashkinë  e  Dibrës, edhe  pse  opozita  u  angazhua  mjaft  të  fitonte  këtë  betejë  strategjike, prapëseprapë  Dibra  prodhoi  një  rezultat  surprizues, i cili në një  këndvështrim  të  parë, pa u  thelluar, jep  idenë  që vitin tjetër  do  kemi  numerikisht  një  mazhorancë  siç  kishim  ne  vitin  1991  apo  ne  vitin  1992.

Luhatjet elektorale dibrane ndër vite

Postuar në 12 Shtator, 2016 20:04

Dje kandidati i i “së majtës” fitoi 56% të votave në bashkinë e Dibrës. Pothuaj të njëjtën përqindje morën partitë mështetëse të tij 11 vjet më parë – në zgjedhjet e 2005-ës. Siç duket qartë edhe nga grafiku shoqërues, një pjesë e votuesve dibranë janë të prirur të votojnë këdo që është në pushtet – “të majtët”, kur ata janë në pushtet, dhe anasjelltas.

E.Z.

Foto lajme nga zgjedhjet në Dibër/Thasë me miell dhe vota të fotografuara

Postuar në 11 Shtator, 2016 15:37

Zgjedhjet në Dibër kanë prodhuar lajme që e kthejnë në satirë edhe një proces kaq të rëndësishëm. Partia Demokratike njfton se banorët në fshatin Lishan i Epërm  kanë  konstatuar një furgon që shpërndante miell në këmbim të votës. Banoret kanë kryer arrestimin qytetar për shoferin e furgonit dhe kanë sekuestruar sasinë e miellit.

Frika e kryeministrit për zgjedhjet në Dibër, një shfaqje sinqeriteti në katër vite hipokrizie

Postuar në 01 Shtator, 2016 10:25

Me kalimin e reformës në drejtësi dhe sidomos të ligjit të vettingut, ka një mësymje propagandistike që e vendos qeverinë në pozicione epërsie të padiskutueshme për zgjedhjet. Pozicione që duken edhe më të logjikshme kur sheh sesi Ilir Meta e la masazhin me Arjanin e hotel “Grand” dhe iu drejtua për ndihmë masazheve nga kryeministri.

Ndodhi edhe kjo/Gjiknuri dhe Sadri Abazi vënë dorën në zemër për popullin dibran

Postuar në 26 Gusht, 2016 15:00

Fushata elektorale për zgjedhjet vendore në Dibër ka marrë përmasa komike. Në ndihmë të kandidatit të majtë, doktorit Muharrem Rama janë vënë ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, i akuzuar për faturën 472 milionë euro dëm ndaj shtetit shqiptar dhe Sadri Abazi, deputeti që figuron si i preferuar në disa tendera të zhvilluar së fundmi.

Karvani ecën përpara në Dibër. Të njëjtat premtime si 3 vite më parë

Postuar në 23 Gusht, 2016 18:49

Karvani politik i Aleancës për Shqipërinë Europiane, eufemizëm ky për lugën e florinjtë, ka mbërritur sot në Dibër, ku zhvillohen zgjedhje për shkak të skandalit të Shukri Xhelilit. Edhe ky një njeri i kësaj aleance. Për koalicionin kandidon Muharrem Rama,  por kryeministri i vendit Edi Rama, ka preferuar që të nisë edhe një lloj fushate elektorale për zgjedhjet e përgjithshme.

“Nuk largohem nga posti pa u ndërtuar Rruga e Arbrit”, u shpreh Edi Rama. Një premtim i vjetër i kësaj mazhorance.

Subscribe to RSS - zgjedhjet diber