raporti sekret
“Shekulli”: Dy drejtorë policie, baxhanakë me njëri – tjetrin, mbështesin kultivimin dhe trafikimin e kanabisit
Gazeta “Shekulli” shkruan sot se disponon një material shtesë të raportit sekret të shërbimeve italo-gjermane për kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Sipas këtij materiali, i referuar në media një muaj e gjysmë më larë, janë 363 zona të kultivimit, të gjitha nën hundën e policisë. Por materiali shtesë që pretendon “Shekulli” shton një vërejtje të policisë italiane për dy drejtorë policie në nivel qarku, baxhanakë me njëri – tjetrin, që lejojnë e madje mbëshetesin kultivimin dhe trafikimin e hashashit.
Republikë e hashashit/Nga një “njollë” në Lazarat në kultivim dhe trafikim në përmasa industriale. 363 zona kultivimi në të gjithë vendin
“Vizion Plus” raporton për një raport sekret të agjencive ligjzbatuese përpiluar nga shërbimet partnere të Shqipërisë. 363 zona të identifikuara, një infrastrukurë njerëzore dhe logjisitike e konsoliduar që e ka kthyer vendin tonë në një republikë të kanabisit. Raporti flet për bashkëpunim të trafikanëtëve me drejtues dhe punonjës të policisë, çka e ka kthyer kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në një aktivitet të përmasave industriale. Dhe si për çudi asnjë zhurmë nga mediat ndërkombëtare, ndërkohë që Lazarati, një fshat i vetëm u trumbetua sikur të ishte kërthizë e çdo të keqeje.