“Shekulli”: Dy drejtorë policie, baxhanakë me njëri – tjetrin, mbështesin kultivimin dhe trafikimin e kanabisit

Postuar në 02 Tetor, 2016 11:04

Gazeta “Shekulli” shkruan sot se disponon një material shtesë të raportit sekret të shërbimeve italo-gjermane për kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Sipas këtij materiali, i referuar në media një muaj e gjysmë më larë, janë 363 zona të kultivimit, të gjitha nën hundën e policisë. Por materiali shtesë që pretendon “Shekulli” shton një vërejtje të policisë italiane për dy drejtorë policie në nivel qarku, baxhanakë me njëri – tjetrin, që lejojnë e madje mbëshetesin kultivimin dhe trafikimin e hashashit.

Një shqetësim i veçantë është rasti i dy drejtorëve të policisë së 2 qarqeve kufitare, që mbajnë edhe sipërfaqet ndër më të mëdha për kultivimin e bimës narkotike të cilët me njëri-tjetrin kanë lidhje familjare (janë baxhanakë) si dhe lidhje të afërta në ministrinë e Brendshme. Këto zona janë bërë problematike për kalimin e drogave drejt Greqisë dhe Italisë. Raporti thekson se me urdhër të këtyre drejtuesve, policë të ndryshëm, janë të përfshirë në këtë aktivitet shumë fitimprurës për ta. Shqetësues në këtë raport është fakti i ndarjes së shumave të mëdha midis drejtuesve të policisë në Qarqe me kultivuesit dhe trafikantët, ku dhe policët e thjeshtë kanë pjesën e tyre. Ky shqetësim është ngritur dhe nga DEA amerikane kohët e fundit, e cila tashmë ka filluar ta shikojë me shqetësim përhapjen e shpejtë dhe masive të këtij fenomeni në Shqipëri, duke e parë këtë vend si një nga vendet kryesore të prodhimit dhe të eksportimit në Europë të kanabis sativa. Shqetësim tjetër për ta është fakti i lidhjes së trafikantëve shqiptarë me drejtues të policisë apo dhe politikanë të ndryshëm”, raporton “Shekulli”.

http://www.shekulli.com.al/m/post.php?id=502360&raporti-sekret-si-po-e-n...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.