mozaiku

Nis restaurimi i mozaikut të Aleksandrit të Madh

Postuar në 03 Qershor, 2023 19:21

Ekspertët e Muzeut Arkeologjik Kombëtar të Napolit janë përpara një sfide të re: restaurimi i mozaikut të Aleksandrit të Madh. Vepra përbëhet nga 1 milion copa dhe peshon 7 tonë.

Restaurimi i mozaikut, i cili e paraqet Aleksandrin e Madh në betejën e Gaugamelës përballë mbretit persian Darius III, pritet të marrë më shumë se një vit kohë.

Mozaiku i Aleksandrit u gjet në një shtëpi të Pompeit në vitin 1831, gjatë gërmimeve burbone. Deri kur shpërtheu vullkani Vezuv  në vitin 79, ai është admiruar nga ata që frekuentonin kopshtin e një familjeje të pasur.

Mozaiku, poemë me ngjyra e Shqipërisë

Postuar në 19 Maj, 2023 17:57

Dyzet e dy vjet pasi u vendos në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, mozaiku “Shqipëria” ka marrë ngjyra të reja falë restaurimit të financuar nga një projekt i Bashkimit Europian. Vepra që mban autorësinë e Josif Drobonikut, Vilson Kilicës, Anastas Kostandinit, Agim Nebiut dhe Aleksandër Filipit përbëhet nga gurë me 123 nuanca dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 565 m2.

Procesi i restaurimit mori dy vjet kohë dhe u krye me gurët e të njëjtës fabrikë në Venecia, ku u prodhuan gurët e origjinalit.

Anastas Kostandini tregon në MCN TV historinë e ndërtimit të tij.   

Nis restaurimi i mozaikut të Aleksandrit të Madh(foto)

Postuar në 08 Janar, 2021 15:17

Fillon restaurimi i një prej kryeveprave më të famshme të antikitetit: Mozaiku i Betejës së Isusit, midis Aleksandrit të Madh dhe Darit të Persisë (333 para Krishtit). Kryevepra e gjetur në Pompei është simbol i njohur botërisht i shumë të tillave që mban Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Napolit. Procesi i restaurimit, për të cilin do të vijë në ndihmë teknologjia, do të fillojë në fund të muajit dhe pritet të zgjasë deri në korrik, nën mbikëqyrjen e Institutit Qendror për Restaurimin.

Turizmi kulturor dhe Mozaiku i Katedrales Ortodokse në Tiranë

Postuar në 11 Shtator, 2016 14:08

Stina verore sivjet, gjatë vitit 2016, u mbështet fuqishëm nga Ministria e Kulturës me një program të pasur dhe të larmishëm veçanërisht në fushën e njohjes së vlerave të trashëgimisë kulturore & artistike. Nëse gjatë muajve të verës, trupat skenike e kishin mbyllur sezonin e tyre artistik – përkundrazi muzetë, galeritë e arteve, qëndrat e parqet arkeologjike e ato kombëtar në të gjithë Shqipërinë ishin të hapura për publikun “non stop” në të gjitha ditët e javës dhe punonin me orare relativisht të zgjatura.

Qipro, zbulohet një mozaik i rrallë i kohës romake

Postuar në 15 Gusht, 2016 23:15

Një mozaik i rrallë është zbuluar pranë Nicosia në Qipro. Ai daton në shekullin e katër dhe është 12 m i gjatë dhe mbi 4 m i gjerë. Sipas arkelogëve mozaiku është ndër të paktët në botë që paraqet gara me karroca në një hipodrom. Mendohet se ai i përkiste një vile e një personi të pasur në kohën kur Qipro sundohej nga Roma. Copëza të mozaikut u zbuluan në fshatin Akaki, rastësisht nga një fermer në vitin 1938. Zona u qarkua si sit arkeologjik, por gërmimet janë kryer vetëm tani për shkak të prioriteteve të tjera. 

 

Mos po i vjen radha për një nekrologji?

Postuar në 12 Gusht, 2016 22:06

Sot kryeministri Edi Rama shkruante ndër të tjera në postimin e vet në Facebook: "Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore".

Subscribe to RSS - mozaiku