Nis restaurimi i mozaikut të Aleksandrit të Madh(foto)
Fillon restaurimi i një prej kryeveprave më të famshme të antikitetit: Mozaiku i Betejës së Isusit, midis Aleksandrit të Madh dhe Darit të Persisë (333 para Krishtit). Kryevepra e gjetur në Pompei është simbol i njohur botërisht i shumë të tillave që mban Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Napolit. Procesi i restaurimit, për të cilin do të vijë në ndihmë teknologjia, do të fillojë në fund të muajit dhe pritet të zgjasë deri në korrik, nën mbikëqyrjen e Institutit Qendror për Restaurimin.
Teknologjia dhe platformat dixhitale do të bëjë të mundur ndjekjen e operacioneve delikate të restaurimit. Mozaiku i famshëm mbërriti në Napoli në vitin 1844 për të zbukuruar Muzeun Mbretëror Burbon. Mozaiku daton nga fundi i shekullit të II dhe fillimi i shekullit të I-rë para Krishtit dhe peshon rreth 7 tonë. Studimi për mënyrën sesi do të restaurohet nisi në vitin 2015.
Add new comment