banesa

Tregu si Arkitekturë asgjësimi

Postuar në 12 Shkurt, 2024 14:31

 

Debati për arkitekturën, apo planifikimin urban të Tiranës së pas viteve ’90 është thjeshtëzuar përherë e më shumë në kuadrin e një konfrontimi që tematizon apologjinë e trashëgimisë me nevojën për zhvillim. Thuajse asnjë prej aktorëve kryesorë të përfshirë në të nuk ka qenë i gatshëm të shkojë përtej kësaj llogoreje që në fund i ka lënë fitoren palës së “zhvilluesve”.

Në Shqipëri shteti zgjat vetëm 1 orë

Postuar në 12 Mars, 2019 14:53

Mediat kanë bërë të ditur sot se vajza me bluzë të kuqe që u ndesh me forcat policore dje në përplasjen pranë shkollës “Petro Nini” në Tiranë, rrezikon të mbetet edhe pa punë. Vajza është nënë e dy fëmijëve që siç tregohet në foto i mban shtrënguar pas vetes dhe ajo punon në Policinë e Shtetit.

Unë kam qenë banore. Jam qytetare e thjeshtë e lirë për të mbrojtur pronën time dhe fëmijët e mi sepse nuk kam ku të shkoj tjetër

ka thënë Blerta Dervishi pas pezullimit.

Fotolajm/Duke mbrojtur shtëpinë

Postuar në 11 Mars, 2019 13:20

Ngjarja ka ndodhur sot në zonën e shkollës "Petro Nini" ku disa banorë të një objekti janë përplasur me policinë që po përpiqej t'i nxirrte jashtë pas një vendimi gjykate. 

Fatura e kripur e Prillit, dhuratë me zarfin e Ujësjellësit

Postuar në 08 Mars, 2018 16:52

Në muajin prill fatura e ujit për të gjitha familjet në Shqipëri do të jetë më e shtrenjtë. Qeveria ka vendosur që taksën e pasurisë t’ia lerë në dorë bashkive për ta mbledhur, e agjenti tatimor në këtë rast do të jetë drejtoria e Ujësjellësit. Sipas Tv Klan nëse sot një familje në kryeqytet paguan për shtëpinë e tij taksën e pasurisë në bazë të metrave katrorë që ka, nga prilli ai do e paguajë atë në bazë të vlerës së shtëpisë. Mesatarisht taksa e cila do të reflektohet te fatura ujit, do të jetë afërsisht 400 lekë në muaj, për një shtëpi që ka një vlerë 8 milion lekë.

Qeveria ndërhyn në Shkozë (Video)

Postuar në 19 Shtator, 2017 12:16

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka ndërhyrë këtë të marrë në Shkozë për prishjen e banesave që preken nga projekti për rehabilitimin e lumit të Lanës, pavarësisht kundërshtisë së fortë të banorëve. 
Familjeve u është kërkuar zhvendosja e orendive për të vijuar më pas me shembjen e   123 shtëpive. 
Projekti për zgjatimin e bulevardit të Lanës financohet dhe realizohet nga qeveria.

Transaksioni i pasurive te paluajtshme, nga 1 shtatori hyn taksa e re

Postuar në 06 Gusht, 2016 11:11

Prej 1 shtatorit deri në fund të muajit shkurt reduktohet me 2% taksa për shitjen e banesave dhe trojeve. Aktualisht ky detyrim është 15%, por me ligjin e ri shkon përkatësisht 2% për familjet dhe 3% për bizneset.  Zv.ministrja e Financës, Irena Beqiraj, ka sqaruar mënyrën se si do të funksionojë ligji i ri për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si edhe kategoritë e atyre që mund të përfitojnë nga kjo amnisti.

Subscribe to RSS - banesa