kim jong un
Rusia dhe Koreja e Veriut, marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë në rast agresioni
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un nënshkruan kanë nënshkruar një marrëveshje të re, në të cilën të dyja zotohen për ndihmë të ndërsjellë në rast përballjeje me "agresion".
Putin do të vizitojë Korenë e Veriut
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin në Penian. Lajmin e bën të ditur Voice of Korea, shërbimi transmetues ndërkombëtar i Koresë së Veriut.
“Pas darkës, shoku i dashur Kim Jong Un e ftoi përzemërsisht Presidentin Putin të vizitojë Republikën Popullore Demokratike të Koresë në çdo kohë të përshtatshme”, thuhet në deklaratë, ku theksohet se Putini “e pranoi ftesën”.
Video/Shfaqet pas tri javësh mungese lideri koreanoverior, Kim Jong Un
Pas tri javësh mungese, lideri koreanverior, Kim Jong-un është rishfaqur në publik. Ai ka vizituar një fabrikë në Phenian, gjatë qëndrimit në të cilën është shfaqur i relaksuar dhe duke tymosur një cigare. Gjatë mungesës së tij u përfol sëmundja, por edhe vdekja.
CNN tallet me marrëveshjen historike
Lajmi i marrëveshjes historike mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit komunist të Koresë së Veriut është raportuar gjerësisht në mediat ndërkombëtare, por pa ndonjë entusiazëm të veçantë për impaktin që do të ketë në zhvillimet globale takimi i konsevatorit Trump me diktatorin komunist Kim.
CNN ka shkuar edhe më tej duke e diskutuar këtë zhvillim botëror me ish-basketbollistin amerikan Denis Rodman, një mbështetës i deklaruar i presidentit Trump dhe mik i Kim Jong Un-it gjithashtu. Ngazëllim dhe lot nga ish-ylli i NBA nën ekkluzivitetin e CNN.
Çarmatoset Koreja e Veriut
Samiti mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut është bërë realitet duke shkruar një moment historic dhe kapërcyer dyshimet e momentit të fundit që e vunë në pikëpyetje atë. Mediat kanë përcjellë momentet e takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreanoverior, Kim Jong-un në Singapor, në hotelin “Capella” në Sentosa.
Diplomacia kapriçoze e Trump. Letër Kim Jong-un: I lutem Zotit të mos përdorim armët bërthamore
Presidenti amerikan Donald Trump ka zyrtarizuar shtyrjen e takimit të shumpëritur me kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Shtëpia e Bardhë ka publikuar në rrjetet sociale një letër të Trump drejtuar Jong-un përmes së cilës konsideron se koha e takimit të planifikuar për 12 qershor është e papërshtatshme.
Fotolajm/Publikohet takimi Pompeo-Kim Jong Un
Shtëpia e Bardhë ka publikuar foto të takimit mes ish-kreut të CIA-s Mike Pompeo me kreun e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Takimi u zhvillua në fillim të muajit prill në kuadër të përpjekjeve për një marrëveshje mes ShBA dhe Koresë. Sot Pompeo është miratuar si sekretar Shteti në Senatin amerikan.
Trump njofton takim me kreun e Koresë së Veriut
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai është i gatshëm të takohë kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un i cili sipas tij ka rënë dakord që të ndërpresë testet e reja bërthamore dhe madje të çmontojë arsenalin bërthamor. Trump ka postuar në Twitter lajmin, që mbetet hipotetik, ndonëse ai shprehet qartë se “është planifikuar një takim”.
Videolajm/Motra e Kim Jong-un, familjarja e parë që kalon kufirin që nga Lufta e Koresë
Kim Yo-jong, motra e dikatorit koreanoverior Kim Jong-un ka mbërritur në Korenë e Veriut sot në Korenë e Jugut në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore. Yo-jong është pjesëtarja e parë e familjes sunduese të Phenianit që kalon zyrtarisht kufirin shtetëror që nga Lufta e Koresë.
Kim duke bërë detyrat e shtëpisë
Sot kërcënon SHBA-të me sulm bërthamor, por dikur ishte një nxënës i bindur i së ëmës, Ko Young-hee. Diktatori koreanoverior Kim Jong - un shfaqet duke bërë detyrat nën kujdesin e nënës, e cila mendohet se vdiq në vitin 2004.