goditjet ajrore
Siri, armëpushimi nuk mban. Koalicioni i Perëndimit godet pozicionet e ushtrisë siriane: Komanda amerikane: “Mendonim se ishin militantë të ISIS”
Armëpushimi në Siri rezultoi një teatër i nivelit më të lartë, teksa sot goditjet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA, sollën vdekjen e të paktën 62 ushtarëve të ushtrisë së rregullt siriane. Komanda Qendrore amerikane pranoi sulmet në lindje të vendit, në Dir al-Zour por shtoi se ato mendohej se drejtoheshin ndaj pozicioneve të militantëve të Shtetit Islamik. Sipas kësaj komande, sapo është mësuar se në zonë ndodheshin ushtarë të Damaskut, sulmet janë ndalur.
Incident mes rusëve dhe amerikanëve në Siri
Përplasja mes amerikanëve dhe rusëve në Siri ka patur edhe momente të nxehta siç është bombardimi nga avionët rusë i një baze sekrete të CIA-s dhe britanikëve. Lajmi është publikuar nga “Wall Street Journal” dhe sipas saj kjo goditje synonte të presonte mbi Shtëpinë e Bardhë në funksion të një marrëveshjeje për sulmet ajore në Siri. CIA dhe Pentagoni e kanë kundërshtuar këtë gjë, por Shtëpia e Bardhë ka vijuar përpara me rënien dakord me Moskën, duke arritur një marrëveshje për sulme ndaj Al Qaedas dhe Al Nusras, ndonëse ka disa pika për t’u plotësuar.