Incident mes rusëve dhe amerikanëve në Siri
Përplasja mes amerikanëve dhe rusëve në Siri ka patur edhe momente të nxehta siç është bombardimi nga avionët rusë i një baze sekrete të CIA-s dhe britanikëve. Lajmi është publikuar nga “Wall Street Journal” dhe sipas saj kjo goditje synonte të presonte mbi Shtëpinë e Bardhë në funksion të një marrëveshjeje për sulmet ajore në Siri. CIA dhe Pentagoni e kanë kundërshtuar këtë gjë, por Shtëpia e Bardhë ka vijuar përpara me rënien dakord me Moskën, duke arritur një marrëveshje për sulme ndaj Al Qaedas dhe Al Nusras, ndonëse ka disa pika për t’u plotësuar. Gazeta jep edhe hollësi të sulmit që ndodhi më 16 qershorafër kufirit me Jordaninë. Pas goditjes së parë, amerikanët kontaktuan bazën ruse në Latakia për të kërkuar që baza të mos goditej. Por 90 minuta më vonë një avion rus goditi sërish, pa iu përgjigjur madje thirrjeve të amerikanëve në frekuencat e dakordësuara. Pas këtij sulmi vijoi edhe loja e zakonshme mbi arsyet, kërkesat, alibitë etj., çka duket se ka bindur Uashingtonin të kërkojë një marrëveshje.
http://www.foxnews.com/world/2016/07/22/russian-warplanes-reportedly-bom...
Add new comment