Zyra Federale
Zyra Federale për Azilin përgënjeshtron kryeministrin e Shqipërisë
Zyra Federale Gjermane për Azilin dhe Migracionin (BAMF) në një prononcim për "Abc News" deklaroi se kjo zyrë nuk ka asnjë indikacion se azilkërkuesit nga Shqipëria janë emigrantë nga Greqia. BAMF reagoi në lidhjen me deklaratën e Edi Ramës, i cili tha se “është fakt që dihet tanimë dhe nga autoritetet atje se shumica dërrmuese e shqiptarëve s'janë të ikur nga Shqipëria po nga Greqia.” Por sipas Zyrës Federale Gjermane për Azilin dhe Migracionin, që është dhe autoriteti kryesor për azilkërkuesit, nuk ka asnjë shenjë se shumica e azilkërkuesve shqiptarë janë ish-emigrantë nga Greqia.