Zyra Federale për Azilin përgënjeshtron kryeministrin e Shqipërisë

Postuar në 28 Gusht, 2015 13:17

Zyra Federale Gjermane për Azilin dhe Migracionin (BAMF) në një prononcim për "Abc News" deklaroi se kjo zyrë nuk ka asnjë indikacion se azilkërkuesit nga Shqipëria janë emigrantë nga Greqia. BAMF reagoi në lidhjen me deklaratën e Edi Ramës, i cili tha se “është fakt që dihet tanimë dhe nga autoritetet atje se shumica dërrmuese e shqiptarëve s'janë të ikur nga Shqipëria po nga Greqia.” Por sipas Zyrës Federale Gjermane për Azilin dhe Migracionin, që është dhe autoriteti kryesor për azilkërkuesit, nuk ka asnjë shenjë se shumica e azilkërkuesve shqiptarë janë ish-emigrantë nga Greqia. "Është e mundur që Greqia të jetë përdorur si një rrugë tranziti. Megjithatë, nuk ka asnjë statistikë mbi qytetin e origjinës së azilkërkuesve në vendet e tyre të origjinës. Nga intervistat e azilit qe kryen nga Zyra Federale rezulton se shumica e azilkërkuesve nga Shqipëria janë shqiptarë etnike dhe që kanë jetuar në zona të Shqipërise me një ekonomi të dobet.”- thuhet në deklaratë. BAMF në prononcimin e saj reagon dhe në lidhjë me deklaraten e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili deklaroj se shqiptarët largohen për përfitime sociale. Sipas Zyrës Federale Gjermane për Azil dhe Migracion kjo nuk është arsyja përse largohen Shqiptarët. “Informacioni që e mbledhim nga intervistat është se azilkërkuesit shqiptarë janë të vetëdijshëm se ata nuk kanë arsye për azil. Arsyeja e tyre kryesore për të ardhur në Gjermani është shpresa për një jetë më të mirë dhe hyrjen në tregun e punës këtu.”- u shpreh Kira Gehrmann, zëdhënësi i Zyrës për Migracion dhe Azil.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.