zhvarrosja
Pretendim për atësinë, Gjykata e Lartë braziliane vendos zhvarrosjen e ish-diktatorit paraguajan, Stroessner
Gjykata e Lartë e Brazilit ka vendosur zhvarrosjen e ish-diktatorit paraguajan, Alfredo Stroessner pas një kërkese të një qytetari nga Paraguaji që pretendon se është i biri. Gjykata konsideroi kërkesën e Enrique Alfredo Fleitas i cili pretendon se është djali i ish-të dashurës së Stroessner, Michele Fleitas.
Akti i zhvarrosjes do të bëhet për të kryer analizat e ADN-së në mënyrë që të provohet pretendimi, prej nga ku do të vendoset edhe për pasurinë 20 milionë dollarë që ka lënë ish-diktatori.
Debat dhe përballje gjyqësore për zhvarrosjen e John Dillinger
Zyrtarët në Indiana kanë miratuar një kërkesë për zhvarrosjen e eshtrave të gangsterit famëkeq amerikan, John Dillinger. Kërkesa është bërë nga familjarë të Dillinger, me dyshimet se në vend të tij është varrosur dikush tjetër. FBI-ja ka bërë të qartë se agjentët e saj e qëlluan atë për vdekje në Chicago në vitin 1934, dhe më pas ai u varros në kryeqytetin shtetëror të Indianës. Zhvarrosja është planifikuar për 31 dhjetor 2019, por varreza e ka kundërshtuar vendimin në gjykatë.
Polemika për zhvarrosjen e Frankos në Spanjë
Ekstremi i djathtë spanjoll, dhe veçanërisht partia Vox, po përgatitet për një mobilizim të fuqishëm me rastin e një vendimi nga gjykata supreme e vendit sipas të cilit qeveria nuk ka nevojë për një leje për të hequr trupin e diktatorit Franco nga mauzoleumi i Madridit. Qeveria socialiste e kryeministrit Pedro Sanchez e ka shpallur prioritet zharrosjen e Franco-s, duke argumentuar se vendi nuk mund të vazhdojë të heroizojë diktatorin që vdiq në 1975.
Zhvarrosja e Salvador Dali, pse mjekët janë kundër
Gjeniu surrealist, Salvador Dali vazhdon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik edhe pas vdekjes njësoj si në jetën e gjallë kur me megalomani besonte se ishte i pavdekshëm. Tridhjetë vjet pas largimit në jetën tjetër, trupi i tij do të zhvarroset për t’u krahasuar me materialin gjenetik të Pilar Abelit, e cila pretendon se është vajza e tij.