Debat dhe përballje gjyqësore për zhvarrosjen e John Dillinger
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/10/dillinger_2019_10_06_14.jpg?itok=mc8U_T_L)
Zyrtarët në Indiana kanë miratuar një kërkesë për zhvarrosjen e eshtrave të gangsterit famëkeq amerikan, John Dillinger. Kërkesa është bërë nga familjarë të Dillinger, me dyshimet se në vend të tij është varrosur dikush tjetër. FBI-ja ka bërë të qartë se agjentët e saj e qëlluan atë për vdekje në Chicago në vitin 1934, dhe më pas ai u varros në kryeqytetin shtetëror të Indianës. Zhvarrosja është planifikuar për 31 dhjetor 2019, por varreza e ka kundërshtuar vendimin në gjykatë.
Nipi i Dillinger, Michael Thompson, dhe një pjesëtar tjetër i familjes kanë dyshime se FBI "vrau njeriun e gabuar" në vitin 1934. Ata thonë se kanë prova që në varr është dikush tjetër. Sipas tyre, këto prova janë ngjyra e syve dhe gjurmët e gishtërinjve. FBI-ja e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke e quajtur " teori konspirative". Në një postim në Tuiter në gusht, FBI-ja tha se kishte "informacionin e plotë që provon se Dillinger ishte qëlluar dhe vrarë në Çikago.
Kush ishte John Dillinger?
Dillinger, i cili u arratis nga burgu dy herë, përshkruhej si "Armiku i popullit Nr.1" në vitet 1930, që njihet ndryshe si Depresioni i Madh në SHBA. Një shpërblim 10 000 dollarë ishte ofruar për kokën e tij. Ai drejtoi Bandën Dillinger, e cila është akuzuar për një sërë grabitjesh në banka. Në vitin 2009, “Public Enemies”, një film biografik me të Michael Mann, tregoi historinë e tij.
Filmi paraqet vitet e fundit të Dillinger (luajtur nga Jonny Depp).
Add new comment