zhdukje
Policia që nuk do donim kurrë!
Emisioni “Top-Story” është përqendruar në serinë e sotme në situatën kriminale në qytetin e Vlorës. Nëse e sheh në një vështrim të përgjithshëm, emisioni në thelb ka zbardhur dosjen e aktivitetit criminal për të cilin dyshohet dhe akuzohet në media, Edison Harizaj, i njohur si Faqedjeguri. Fjala është për personin që u ekzekutua në Shkozet të Durrësit pak kohë më parë dhe për të cilën siç konstaton edhe Top-Story ende nuk ka ndonjë të dyshuar kryesor.
Studimi/Ka 422 pemë për çdo njeri në Tokë. Asgjësohen 15.3 miliardë pemë çdo vit
Një lajm i mirë, por edhe një i keq raportojnë së fundmi një grup prej 38 shkencëtarësh. Sipas një studimi të publikuar në “Nature”, në Tokë ka rreth 3.04 trilion pemë, duke hedhur poshtë vlerësimin e mëparshëm që jepte shifrën e 400 miliardëve. Sipas këtij vlerësimi rezulton se për çdo njeri në planet, ka 422 pemë. Por lajmi i keq është se totali i pemëve që ekzistojnë është sërish 46% më e ulët krahasuar me kohën kur njeriu nisi shpyllëzimin.