Studimi/Ka 422 pemë për çdo njeri në Tokë. Asgjësohen 15.3 miliardë pemë çdo vit
Një lajm i mirë, por edhe një i keq raportojnë së fundmi një grup prej 38 shkencëtarësh. Sipas një studimi të publikuar në “Nature”, në Tokë ka rreth 3.04 trilion pemë, duke hedhur poshtë vlerësimin e mëparshëm që jepte shifrën e 400 miliardëve. Sipas këtij vlerësimi rezulton se për çdo njeri në planet, ka 422 pemë. Por lajmi i keq është se totali i pemëve që ekzistojnë është sërish 46% më e ulët krahasuar me kohën kur njeriu nisi shpyllëzimin. “Që nga përhapja e ndikimit të njeriut, ne kemi reduktuar me gati gjysmë përgjysmë numrin e pemëve, që është një sasi astronomike”, shprehet Thomas Crowther, i Universitetit të Yale. Në studim thuhet se nga njeriu dhe nga faktorë të tjerë, si zjarri apo insektet, çdo vit asgjësohen 15.3 miliardë pemë, nga të cilat 5 miliardë mund të rigjenerohen një vit më pas.
http://www.washingtonpost.com/news/energy-environment/wp/2015/09/02/scie...
Add new comment