zgjerimi 12 milje
Çavusoglu: Nuk pranojmë 12 miljet në Egje
Turqia ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias se Greqia do të zgjerojë sovranitetin e detit territorial në 12 milje. Ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, deklaroi se Turqia nuk do ta lejojë një gjë të tillë në Egje.
Duke folur për Agjencinë Anadolu, Çavusoglu tha se si Athina ka bërë shumë herë "deklarata të ngjashme për 12 milje", duke thënë se në Greqi shumë herë "populizimi i paraprin realitetit”.