zgjedhjet

Tani zgjedhjet i "menaxhon" Google

Postuar në 22 Nëntor, 2018 13:56

Google do të udhëheqë përpjekjet kundër manipulimit të zgjedhjeve europiane nëpërmjet platformave teknologjike. Pak muaj para zgjedhjeve europiane, Google synon të forcojë rregullat e transparences, që do të detyrojnë reklamuesit të provojnë se janë ose shtetas të BE-së ose subjekte me bazë në Evropë.

Fitore e hidhur për aleatin e Merkel në Bavari

Postuar në 14 Tetor, 2018 20:38

Me një humbje prej 12 pikë përqindje dolën social-kristianët në zgjedhjet rajonale të Bavarise ku, sipas vlerësimit të televizionit publik gjerman, CSU ka fituar 35.5% të votave. 

Nëse këto vlerësime konfirmohen partia simotër e Merkel, CSU merr rezultatin më të keq që nga viti 1950 në Bavari. Kjo do të thotë se ajo humbet për herë të parë shumicën absolute në Parlamentin Rajonal. Partia e dytë u renditën të Gjelbrit me 18.5%, të votave duke urritur me 9.9 pikë përqindje nga 2013.

Ekskluzive/Zbardhet strategjia dhe deviza e fushatës elektorale të Erjon Veliajt

Postuar në 13 Tetor, 2018 00:32

Mbeten vetëm pak muaj nga zgjedhjet lokale, por kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka nisur përgatitjet. Redaksia e “Të Kripura” ka marrë vesh disa hollësi nga mënyra sesi Veliaj mendon të organizojë fushatën. 

Doktor Johani: Në Ballkan zgjedhjet vonojnë integrimin europian

Postuar në 06 Tetor, 2018 13:12

Maqedonia ndodhet në krizë politike. Duhet theksuar: politike dhe jo etnike. Referendumi për marrëveshjen e Prespës dha rezultate bllokuese dhe kjo jo për shkak të votës kundër, por për shkak të bojkotit. Për këtë arsye është normale kërkesa e opozitës konservvatore për zgjedhje të reja. Sikundër kjo kërkesë është konform standardit demokratik që parashikon se zgjedhjet janë korrigjuesi përfundimtar. 

Po afrojnë zgjedhjet/Të njohim variantin siçilian të dëshmisë së penalitetit

Postuar në 05 Tetor, 2018 22:43

E mbani mend  kryeministrin Edi Rama kur deklaronte se për deputetët e vet që po dilnin se ishin njerëz të krimit, lante duart e thoshte se “kur kandiduan u kërkuam dëshminë e penalitetit”? Nëse jo, shihni videon e mëposhtme sa për të rifreskuar kujtesën.

Veliaj përgatit manipulimin e zgjedhjeve lokale. Krijohet Rrethi i Babagjyshit

Postuar në 02 Tetor, 2018 15:22

Bashkia e Tiranës ka njoftuar sot krijimin e Rrethit të Babagjyshit. Sipas njoftimit, rrethi është një nismë për të mbledhur dëshirat e fëmijëve të kryeqytetit për Vitin e Ri, si një mënyrë për të pasuruar vizionin e Tiranës së ardhmes. Kryebashkiaku Veliaj është shprehur me këshilltarët e Bashkisë se: 

Nuk ka mënyrë më të mirë për të kuptuar Tiranën që duhet të ndërtojmë sesa ëndrrat dhe dëshirat e fëmijëve

Një gënjeshtër dhe një hall që lidhen me frikën nga zgjedhjet në Tiranë

Postuar në 14 Shtator, 2018 20:06

Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në takim me administratorët e njësive bashkiake ndër të tjera tha: 

Kthesa djathtas e Suedisë, sinjal për Europën

Postuar në 10 Shtator, 2018 20:14

Suedia, e cila është konsideruar tradicionalisht si modeli më i suksesshëm i shtetit social në Evropë, po shkon drejt një orientimi të djathtë, me një ngjitje më të butë se vendet e tjera të BE-së.

Socialdemokratët u rrëzuan në zgjedhjet e së dielës, duke regjistruar rezultatin më të keq në 100 vitet e fundit. Megjithatë, ata mbetën forca më e madhe politike duke marrë më shumë vota sesa pritej.

Marrëveshje kushtetuese dhe krijim i qeverisë tranzitore*

Postuar në 23 Korrik, 2018 12:31

Kushdo që ka ndjekur me kujdes zhvillimet politike të javës që shkoi dhe ka “lexuar” ligjërimet formalisht të moderuara të disa ministrave, mund të kuptojë se mbi qeverinë e të Kuqve të Rilindur në Tiranë, qëndron një paralajmërim i qartë nga rangjet më të larta të BE-së, se pa një ndryshim thelbësor të kursit politik, asnjë lloj tolerance nuk do të këtë në qershorin  e vitit 2019, për formalizimin e kandidimit të Shqipërisë.

Drejt një monarkie presidenciale

Postuar në 23 Qershor, 2018 10:21

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Turqi pyetja kryesore është nëse Rexhep Tajip Erdogan, i cili është në pushtet prej 15 vjetësh do të zgjidhet president që në raundin e parë dhe nëse Partia për Drejtësi dhe Zhvillim do të ketë shumicën në Parlament.

Pages

Subscribe to RSS - zgjedhjet