Po afrojnë zgjedhjet/Të njohim variantin siçilian të dëshmisë së penalitetit
E mbani mend kryeministrin Edi Rama kur deklaronte se për deputetët e vet që po dilnin se ishin njerëz të krimit, lante duart e thoshte se “kur kandiduan u kërkuam dëshminë e penalitetit”? Nëse jo, shihni videon e mëposhtme sa për të rifreskuar kujtesën.
Dëshmia e penalitetit është si puna e atyre tapive të tokës që tani z. Rama po u kërren binanë e po i shpall false. Z. Rama nuk pranoi në asnjë çast kritikën se ky argument nuk qëndron, se një forcë politike nuk mund të mbrohet me kësi alibish, pasi në parim, asnjë njeri i krimit nuk do t’i afrohej një force që e lufton me të vërtetë krimin. Por kryeministri shqiptar nuk është origjinal as në këtë qëndrim publik që e diskretoi, por edhe I dha fitoren elektorale sërish. Në videon e mëposhtme, publikuar vetëm pak muaj më parë, shohim se kjo praktikë aplikohet edhe në Siçili, madje me kurajon e madhe të kandidimit të njerëzve që janë të afërt me eksponentë të Cosa Nostra-s. Kjo në zgjedhjet loklale të vitit të kaluar. Argumenti? Identik: -E kam pyetur, ke apo jo probleme? Më tha “jo”, nuk kam. Pastaj, nëse do kishte do ishin verifikuar. Ndoshta kryeministri ka nxënë ca mend dhe ka hequr dorë nga ky zanat sidomos tani që po afrojnë zgjedhjet lokale e ku njerëzit me çfarëdo lloj cv-je mbijnë ngado.
Add new comment