Fitore e hidhur për aleatin e Merkel në Bavari
Me një humbje prej 12 pikë përqindje dolën social-kristianët në zgjedhjet rajonale të Bavarise ku, sipas vlerësimit të televizionit publik gjerman, CSU ka fituar 35.5% të votave.
Nëse këto vlerësime konfirmohen partia simotër e Merkel, CSU merr rezultatin më të keq që nga viti 1950 në Bavari. Kjo do të thotë se ajo humbet për herë të parë shumicën absolute në Parlamentin Rajonal. Partia e dytë u renditën të Gjelbrit me 18.5%, të votave duke urritur me 9.9 pikë përqindje nga 2013.
CSU, e cila tradicionalisht gjendet në pushtet në Bavari, për të vazhduar qeverisjen i duhet të paktën një partner në koalicion. Parnter i mundshëm i CSU-së në koalicionin e ardhshëm mund të jetë Partia e të Gjelbërve, e cila ka shënuar një rritje serioze të votave.
Sipas DW, politikanë lokalë në Bavari fajësojnë politikën federale për rezultatet e dobëta të partive në koalicionin federal (CSU dhe SPD). Kryetarja e SPD Andrea Nahles tha se për këtë parti këto zgjedhje janë një "humbje e hidhur" dhe për këtë përgjegjësinë e mbajnë në radhë të parë autoritetet federale në Berlin, ku kjo parti është në pushtt. Ndërkohë që atmosferë festive po mbretëron në Partinë Ekologjiste dhe tek AfD. Depresioni elektoral i CSU pritet të ketë një ndikim në kohezionin e koalicionit qeverisës në Berlin.
Add new comment