Doktor Johani: Në Ballkan zgjedhjet vonojnë integrimin europian
Maqedonia ndodhet në krizë politike. Duhet theksuar: politike dhe jo etnike. Referendumi për marrëveshjen e Prespës dha rezultate bllokuese dhe kjo jo për shkak të votës kundër, por për shkak të bojkotit. Për këtë arsye është normale kërkesa e opozitës konservvatore për zgjedhje të reja. Sikundër kjo kërkesë është konform standardit demokratik që parashikon se zgjedhjet janë korrigjuesi përfundimtar.
Por ky parim nuk aplikohet për vendet e Ballkanit që duhet ta tresin demokracinë si supë të përgatitur nga të tjerë. Dhe një ndër kuzhinierët e ngarkuar me rajonin tonë është edhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, austriaku i cili ka kohë që vjen vërdallë këtyre anëve me një axhendëë që fshihet pas asaj të integrimit.
Në një intervistë për austriaken “Kurier”, Hahn ka thënë se zgjedhjet e reja në Maqedoni vetëm sa do të vonojnë kursin europian të vendit.
Zgjedhjet e reja do të thoshin vetëm largim nga rruga e nisjes së pranimit në BE, që është planifikuar për vitin tjetër
citohet ai.
Më tej ai ka shtuar interpretimet e veta se përse referendumi nuk ishte një dështim, duke zbuluar se në cilën mënyrë njerëz si ky Johannes Hahn që kanë kapur ndonjë zyrë, japin mbështetje të pamerituar për politikanë në Ballkan. Zoran Zaev e hukbi bastin politik. Ai nuk ka asnjë arsye të qenësishme parimorë të refuzojë zgjedhjet që janë në fund të fundit paradigma e sistemit. Asistenca europiane e tipit Hahn dhe Mogherini, për çështjet e Ballkanit, më shumë lidhen me fatin e mandatit të tyre dhe vendeve të origjinës sesa ndonjë vizion strategjik.
Liderët europianë janë fare të pabesueshëm, qoftë edhe kur paralajmërojnë. Dhe presidenti i Komisiont Europian, Juncker, një karagjoz i njohur i skenës europiane, deklaroi se Ballkani mund 5ë rrëshqasë sërish në luftë nëse nuk ecën drejt BE-së. Por mandej ka shtuar se Ballkani është larg Europës. Kush do luftojë me kë dhe për çfarë kjo mbetet e paqartë. Me gjasë është një kartë në retorikën e politikanëve burokratë si tre të sipërpërmendurit që janë edhe epitoma e dështimit të Europës.
Add new comment