zenel laci
Nga Kukësi në "shtetin e patatave" në Bruksel
“Belga”, sikurse vendasit e quajnë, përbën një lloj institucioni atipik kulturor e argëtues në Bruksel. Gjendet në një ndërtesë Art Deco të 1930-s, ku dikur ndodheshin zyrat qendrore të radiostacionit të parë kombëtar të Belgjikës. Ngrehina mbresëlënëse, ka gjithashtu nofkën “Paquebot” (nga fjala “boat”), sepse i ngjan një anijeje gjigante transoqeanike. Ajo ka qenë e braktisur, derisa u rivitalizua në 2002, vitin e hapjes së Belgës. Ka një hapësirë të jashtme prej 250 m2, ndërsa pjesa e brendshme ruan stilin vintage, ku mbizotëron elementi i drurit partout (kudo).