zallari
Universalizmi dhe Nacionalizmi
Qysh prej shekujsh vazhdon lufta midis këtyre të dy botëkuptimeve. Kjo luftë filloi aty nga i XII shekull me Kartën e Madhe. Filloi në mënyrë të dukshme kur populli englez vendosi të shkëputet prej ndikimit së kishës universale. Lufta vazhdon e ashpër edhe sot nën forma të ndryshme. Nga ana e universalistave lufta bëhej dhe bëhet në bazën e një arsyeje shumë herë gjeniale, por gjithmonë arësye të ftohtë dhe spekulonjëse. Kurse nacionalistët i ka shtytur instikti, kishte me thanë vetë natyra. Natyra i do individet, do shumëllojshmërinë ndër njerëz, ndër kafshët dhe bimët.