Vucic

Beogradi zyrtar: Nuk mbështesim referendumin për shkëputje të Republikës Srpska

Postuar në 10 Shtator, 2016 08:54

Beogradi zyrtar ka deklaruar një pozicion neutral në dukje ndaj referendumit në Republikën Srpska, parashikuar për t’u mbajtur në vitin 2018. Njoftimet zyrtare mbi një takim në Beograd të kryeministrit serb, Aleksander Vuçiç me presidentin e RS-së, Milorad Dodik, përcjellin këtë qëndrim të Serbisë rreth nismës së marrë nga serbët e Bosnje Hercegovinës.

Kryeministri serb "i padenjë" për të qenë Lider i Ballkanit/Vuçiç ka rrogë 910 euro dhe një apartament 30m2

Postuar në 23 Gusht, 2016 13:42
Aleksander Vuçic, kryeministri i rimandatuar i qeverisë së Serbisë, ka vendosur të ulë rrogën e tij. ANSA njofton se rroga e Vuçiç, i cili ka deklaruar se posedon vetëm një apartament 30 m2, asnjë llogari bankare dhe asnjë makinë, do të jetë 910 euro. Më parë rroga e Vuçiç ishte 1015 euro, kjo referohet nga Agjencia Antikorrupsion në Serbi. 
 

Qeveria e re në Serbi, Aleksander Vuçiç rivotohet në Parlament si kryeministër

Postuar në 12 Gusht, 2016 16:14

Serbia ka qeverinë e re e cila ka marrë miratimin në Parlament. Ajo do të drejtohet edhe njëherë nga Aleksander Vuçiç dhe do të ketë 16 ministra. Në votim ajo mori 163 vota pro, 62 kundër, ndërkohë që 25 deputetë nuk ishin të pranishëm. Ivica Daçiç ruan pozicionin e ministrit të Jashtëm dhe bëhet edhe zv.kryeministër i parë. Zv.kryeministër dhe ministër i Brendshëm është caktuar Nebojsha Stefanoviç, ndërkohë që ministër i Mbrojtjes do të jetë, Zoran Xhorxheviç.

 

 

Vuçiç: Nuk përjashtoj mundësinë që qeverinë e re ta krijojë dikush tjetër

Postuar në 25 Korrik, 2016 12:19

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiç, ka lënë të hapur mundësinë që dikush tjetër përveç tij mund të iniciojë krijimin e qeverisë së re. “Do të përpiqem për krijimin e qeverisë së re shpejt, nëse nuk ia dal, nuk e përjashtoj mundësinë që dikush tjetër ta bëjë këtë gjë. Kemi probleme, nuk bëhet fjalë për teka. Ka disa gjëra për të cilat nuk mund të flas. Nuk dua të formoj një qeveri kundër së cilës do isha edhe vetë”, tha Vuçiç të shtunën pas një vizite në kazermat ushtarake në Pançevo.

“Duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me shqiptarët”

Postuar në 05 Korrik, 2016 10:27

Serbia dëshiron të vendosë marrëdhënie sa më të ngushta të mundshme me Shqipërinë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri serb, Alexander Vuçiç, gjatë takimit me homologun e tij, Edi Rama në kuadër të Samitit të Parisit. Dje u bë i ditur lajmi se të dyja vendet do të organizojnë një konferencë të përbashkët të biznesit dhe të politikës në funksion të forcimit të këtij bashkëpunimi. Por një rëndësi jo të vogël kanë edhe fjalët e kryeministrit serb, që ka folur hapur në favor të miqësimit serbo-shqiptar.

Vuçiç i thotë jo referendumit për hyrjen e Serbisë në BE

Postuar në 03 Korrik, 2016 18:03

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, deklaroi për gazetën Bild se vendi i tij nuk do ndërmarrë asnjë referendum për hyrjen ose jo në Bashkimin Evropian. Beogradi shpreson që të bëhet anëtar i Unionit në vitin 2020 dhe Vuçiç e ka bërë të qartë se objektivi i qeverisë së tij është integrimi i vendit në Bashkimin Europian.

Vuçiç pret në Beograd sopranon Inva Mula para koncertit në Beograd

Postuar në 24 Maj, 2016 19:30

Serbia paralajmëron serbët e Bosnjës: “Çdo konflikt, do të vinte në pikëpyetje të ardhmen e Republikës Srpska”

Postuar në 11 Maj, 2016 20:50

Kryeministri në detyrë i Serbisë, Alexander Vuçiç, ka paralajmëruar përmes një konference të jashtëzakonshme, se situata në Republikës Srpska, pjesë e Bosnje Hercegovinës, ka gjasa të destabilizohet. Vuçiç ka shprehur shqetësim për mbajtjen e protestave të njëkohëshme nga opozita dhe nga partitët qeverisës më 14 maj,  çka sinjalizon konfrontim. Vuçiç e ka lexuar këtë sitautë në kontesktin e interesave të Serbisë, e cila prej disa kohësh po përpiqet të riinstalojë imazhin e paqebërësit në Ballkan. “Paqja dhe stabiliteti janë kushtet pa të cilat Serbia nuk mund të ecë përpara.

Ministri i Jashtëm: Me Serbinë na ndan vokacioni euroatlantik...Vokacion që konfirmohet te referendumi i PS-së?!

Postuar në 01 Maj, 2016 12:38

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka zhvilluar një vizitë në Gjermani ku ka takuar homologun Steinmeier. Lidhur me vizitën dhe axhendën, Bushati ka folur në një intervistë për “Deutsche Welle” ku përcjell qëndrimet dhe komentet e veta. Ai është pyetur për situatën në Maqedoni, “ku Shqipëria ka interesa legjitime”, e cila sipas ministrit shqiptar po ndiqet me vëmendje. Po kështu, Bushati ka deklaruar se për çdo iniciativë kundrejt Maqedonisë , Shqipëria do të sinkronizohet me Berlinin, një qasje për të cilën nuk ka shpjegime.

Nga do të shkojë Serbia, me SHBA, apo me Rusinë?

Postuar në 26 Prill, 2016 18:54

Fitorja e Alexander Vuçiç në zgjedhjet e fundit parlamentare ka vënë në lëvizje Rusinë e cila e shikon vendin ballkanik si shpresën e një kufiri gjeopolitik mes Lindjes dhe Perëndimit. Kjo është një ide që gjen përkrahje të gjerë përderisa për të ka folur edhe kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve të Rusisë, Vitaly Likhachev, i cili ndodhet në një vizitë pune në Beograd.

Pages

Subscribe to RSS - Vucic