vend i sigurte
PD: Belgjika na hoqi nga lista e vendeve të sigurta
Partia Demokratike e ka quajtur një lajm të keq vendimin e Belgjikës për ta hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta. Sipas saj dhe më i rëndë bëhet ky vendim, kur mësohet se në listën e vendeve të sigurta janë të gjithë shtetet e rajonit, Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia. “Në kulmin e sezonit turistik dhe në prag të diskutimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë, Belgjika ka vendosur ta heqë Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta.