PD: Belgjika na hoqi nga lista e vendeve të sigurta
Partia Demokratike e ka quajtur një lajm të keq vendimin e Belgjikës për ta hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta. Sipas saj dhe më i rëndë bëhet ky vendim, kur mësohet se në listën e vendeve të sigurta janë të gjithë shtetet e rajonit, Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia. “Në kulmin e sezonit turistik dhe në prag të diskutimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë, Belgjika ka vendosur ta heqë Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta. Por prej tre vitesh, nën qeverisjen e Edi Ramës, standardet e sigurisë kanë shkuar në zero, dhe janë ngritur në maksimum lehtësitë e mbështetja për krimin, për trafiqet, për drogën që ka mbuluar çdo pëllëmbë të vendit, për trafikun e armëve, për grabitjet me maska”-deklaroi sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani. Sipas PD, lufta kundër krimit dhe trafiqeve, bëri që në 2012 Belgjika ta fusë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta. Ky vendim-tha Ristani-, i parapriu vendimit për heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve në zonën Schengen.
Add new comment