Vangjush dako
Zëri i Amerikës: SHBA i ndalon hyrjen Vangjush Dakos dhe familjarëve të vet
Zëri i Amerikës njofton se ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, i është ndaluar hyrja në Shtetet të Bashkuara të Amerikës bashkë me familjarëve e vet.
Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, thekson se kryetari i bashkisë Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni.
Mbrojtje politike që mban erë
Kryeministri Edi Rama e ka humbur tashmë betejën e imazhit. Ndonëse ky është një proces që mund të pritet në njerëz që rrinë gjatë në pushtet, natyra spektakolare e skandaleve që dalin në media kanë vënë një njollë të madhe mbi vetë qeverisjen e z. Rama dhe pasojat e saj. Së fundmi, kryeministri është përfshirë personalisht në diskutimin për dosjen 339 ku figuron I implikuar në përgjime z. Vangjush Dako. Z.
Kazani kthehet me bythë përpjetë
Në emisionin “Të Paekspozuarit” është publikuar sot një dokument me kokë “Prokurorinë e Krimeve të Rënda pranë Gjykatës së Shkallës së Parë” në Tiranë, në të cilin paraqitet transkripti i një bisede mes dy personave, posedues të numrave: 0698967765 dhe 0692099300. Mbajtësi i numrit të parë i drejtohet bashkëbiseduesit me emrin “Gjushi”, kurse i dyti të parit me emrin “Niçe”.
Jemi me ty Daku!
Ndoshta njeriu që më shumë se të tjerët mirëkupton sot Vangjush Dakon, është Ben Blushi. Ndërsa shumica plebishitare, ose publiçitare, e kupton fare qartë.
Punë ka, edhe profesionistë po ashtu*
“Në Shqipëri ka punë, por nuk ka profesionistë”, ka thënë Edi Rama dhe ka të drejtë. Bashkia e Durrësit është shembulli ku vendet e punës u ofrohen bujarisht “profesionistëve” të vërtetë.
Edi Rama ka thënë gjithashtu, ndërsa legjitimonte koalicionin e tij me Ilir Metën, se krimi dhe korrupsioni në Shqipëri nuk janë çështje individësh, por sistemi. Vangjush Dako është përsëri shembulli më eklatant që ka prodhur sistemi i Edi Ramës.
Garancitë e Vangjush Dakos nxjerrin nga burgu Lulzim Berishën
Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për t’u punësuar në ndonjë subjekt privat
Metaforë cinike, por Vangjush Dako nuk mund të jetë Erion Veliaj
Avokati i Popullit ka reaguar ndaj ngjarjes në Durrës, ku një foshnje gjeti vdekjen nga i ftohti poshtë urës së Dajlanit. Totozani e quan një ngjarje tragjike dhe krejtësisht të papranueshme, që nuk duhet të përsëritet kurrsesi.
Sipas njoftimit, Avokati I Popullit I mëshon fort zbatimit të rekomandimit drejtuar pushtetit vendor, se duhet të marrë të gjitha masat për të pastrehët dhe të varfërit, që në këtë dimër të ftohtë, të mos vdesin rrugëve, por të gjenden në mënyrë urgjente vendstrehime.
Shënim: Formula qesharake “Pa dallim bindjesh” dhe “bindjet politike të mësuesve”
Edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, u betua në ceremoninë e marrjes së mandatit të ri, duke theksuar se do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim bindjesh politike. Më parë e dha këtë mesazh Veliaj në Tiranë e të tjerët gjetkë. A duhet vërtet theksuar kjo? A nuk është e padiskutueshme që bashkia do t’u shërbejë të gjithëve, e po kështu qeveria në rang kombëtar? Por fakti që kjo formulë duhet theksuar patjetër publikisht, tregon se në realitet ndodh e kundërta.